Close Menu
    Aktuale

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    Përvjetori i ushtrisë dhe ditëlindja e Trumpit, Amerika përgatitet për një paradë gjigante ushtarake

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    MPB planifikon automjete dhe uniforma të reja për policët, paralajmëroi Toshkovski

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 25, 2025

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) planifikon të ripërtërirjë automjetet, si dhe policët t’i furnizojë me uniforma të reja, paralajmëroi ministri resor Pançe Toshkovski, njofton Portalb.
    Ministri këtë e tha duke folur rreth reformave të planifikuara dhe përmirësimit të kushteve për punë në Ministri në fjalimin e tij me rastin e promovimit të 497 policëve të rinj nga gjenerata 2024-2025 që sot u mbajt në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë.

    “Po ndërtohen, ndërsa do të ndërtohen edhe stacione të reja policore, planifikohet ripërtërirja e automjeteve të Ministrisë, unfirma të reja moderne dhe funksionale, avancim materiak dhe teknik i të gjithë njësiteve organizative, sistematizim i ri, i cili do ta maksimizojë efikasitetin e policisë”, tha Toshkovski.

    Ai u përqëndrua edhe në procesin e digjitalizimit, i cili, siç tha, është një prej prioriteteve më të larta të Qeverisë dhe të Ministrisë, që krijon procese dhe shërbime më të shpejta, e kursen kohën e qytetarëve, ndërsa njëkohësisht, shtoi ministri, e zvogëlon edhe mundësinë për korrupsion.

    Toshkovski paralajmëroi edhe rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, posaçërisht të atyre të cilët, siç tha, janë hallka më e rëndësishme në zinxhirin e sigurisë.

    #Gjithsesi se në dialog me të gjithë të punësuarit, përmes dialogut me sindikatat u përgjigjemi nevojave të tyre dhe këtu paralajmëroj përmirësim të kushteve për punë dhe rritje të rregullt të të ardhurave të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, posaçërisht nëpunësve policor të cilët janë hallka më e rëndësishme në zinxhirin e sigurisë”, tha ministri.

    Në kontekst të reformave dhe përmirësimit të kushteve për punë në kuadër të MPB-së, Toshkovski e përmendi edhe renovimin e tërësishëm të Qendrës për trajnim të MPB-së në Idrizovë dhe riaktivizim të shkollës së mesme policore.

    Lajme të ngjashme

    Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

    May 23, 2025

    Balabanov: Do të propozojmë deklaratë që do të konfirmojë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut

    May 23, 2025

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    May 23, 2025
    Aktuale

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    DailyNewsMay 23, 2025

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet ta zhvillojnë rundin e pestë të bisedimeve për programin…

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    Përvjetori i ushtrisë dhe ditëlindja e Trumpit, Amerika përgatitet për një paradë gjigante ushtarake

    Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

    Kriza e urisë “pushton” Gazën, ushtria izraelite vijon ofensivën, dhjetëra të vrarë

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.