Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    ISHB: Dërgesa për në Kroaci përmban lakër jeshile dhe jo lakër dhe nuk ka pesticide

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 25, 2025

    Inspektorati shtetëror i bujqësisë (ISHB) doli me kumtesë pas marrjes së njoftimit nga sistemi për njoftim të shpejtë të BE-së (RASAFF – Window) nga Republika e Kroacisë lidhur me dërgesën e lakrës jeshile (brassica oleracea var sabauda), që ishte identifikuar so e pasigurt nga ana e shërbimit doganor kroat gjatë importit.

    Fillimisht, nga ISHB potencuan se në mediume u paraqitën kumtesa që nuk janë të sakta sepse cekin dërgesa të lakrës, ndërkaq në rastin konkret bëhet fjalë për lakër jeshile.

    “Sipas raportit kroat, është konstatuar prani e materies së ndaluar aktive imidacloprid në produkt, që prej 1.12.2020 në kuadër të rregullativës së BE-së 2020/1643 është e ndaluar për përdorim. Eksporti është rrealizuar më 9.1.2025, ndërsa dërgesa që është mbajtur në vendkalimin kufitar është me sasi të prëgjithshme prej 2.700 kilogramëve”, theksojnë nga ISHB në kumtesën e sotme.

    Pas marrjes së kësaj informate, ISHB ka kryer 20 kontrolle të jashtëzakonshme nga ana e inspektorëve të brendshëm fitosanitar tek blerësi dhe eksportuesi rajonal. Me atë rast, është konstatuar se produkti bujqësor lakër jeshile është blerë nga ekonomia bujqësore në fshatin Josifovë të Vallandovës.

    Gjatë ditëve të kaluara janë kryer kontrolle dhe analiza shtesë.

    Drejtori i ISHB-së, Vase Anakiev bëri thirrje se mbajtja e listës për evidencë të trajtimit të bimëve dhe produkteve bimore është e detyrueshme.

    “ISHB në vazhdimësi i ndjekë të gjitha aspektet e sigurisë së produkteve bujqësore që eksportohen apo importohen në vendin tonë. Detyrë e jona themelore është të sigurojmë garancë se produktet që i dërgojmë në tregje të huaja, si dhe ato të cialt i importojmë, nuk përmbajnë materi aktive të ndaluara apo të rerzikshme që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve. Në rastin me lakrën jeshile të eksportuar në Kroaci, pas kontrolleve dhe analizave të kryera, mund të konstatojmë se nuk ka prani të materieve të rrezikshme. Por edhe mët ej do të vazhdojmë me mbikëqyrje intensive në mënyrë që t’i sigurojmë të gjitha produktet bujqësore në shtetin tonë”, shtoi Anakiev.

    Në shtet, theksojnë nga ISHB, tregu i pesticideve që përmbajnë imidacloprid tashmë është rregulluar dhe në vazhdimësi kryhen mbikëqyrje të rregullta dhe të jashtëzakonshme inspektuese.

    Lajme të ngjashme

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    May 23, 2025

    Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

    May 23, 2025

    Balabanov: Do të propozojmë deklaratë që do të konfirmojë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut

    May 23, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.