Close Menu
    Aktuale

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Katër raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 24, 2025

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kanë ndodhur gjithsejtë katër raste të dhunës në familje në Kosovë.

    Tri nga këto raste janë vetëm në rajonin e Prishtinës ndërsa një është regjistruar në rajonin e Gjilanit.

    Një rast i dhunës në familje ka përfunduar me disa të lënduar të cilët kanë marrë edhe trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    “Prishtinë 23.01.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Edhe në rastin tjetër, në Fushë Kosovë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Fushë Kosovë 23.01.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuar Asgjë me rëndësi për të raportuar për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka deklaruar se nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

    Në rastin e tretë, i dyshuari është në kërkim policor.

    “Prishtinë 23.01.2025 – 21:00. Ankuesja ka njoftuar policinë se i dyshuari me të cilin bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht djalin e tyre (të mitur) dhe e ka kanosur viktimën. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti në hetime”.

    Kurse në rastin e katërt, në Gjilan, policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    “Gjilan 21.01.2025 – 17:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Lajme të ngjashme

    Përshpejtohet rënia e lindjeve në Shqipëri, në 4 vite 26% më pak foshnja!

    May 21, 2025

    Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

    May 21, 2025

    Rama mesazh kandidatëve pas zgjedhjeve: Rezultati do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë

    May 21, 2025
    Aktuale

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    DailyNewsMay 23, 2025

    Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë…

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    Përvjetori i ushtrisë dhe ditëlindja e Trumpit, Amerika përgatitet për një paradë gjigante ushtarake

    Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.