Close Menu
    Aktuale

    Kallas: Maqedonia e Veriut e di më mirë se kushdo tjetër që rruga drejt anëtarësimit në BE nuk është e lehtë

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    SHBA, prokurorët federalë udhëzohen të hetojnë përpjekjet për pengim të zbatimit të ligjeve të emigracionit

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 23, 2025

    Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë që të hetojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj zyrtarëve shtetërorë apo lokalë që pengojnë zbatimin e ligjeve të imigracionit gjatë administratës së Presidentit Trump, sipas një memorandumi për personelin të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press të mërkurën.

    Memorandumi i nënshkruar nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, udhëzon gjithashtu divizionin civil të Departamentit të Drejtësisë që të punojë me një grup pune të sapoformuar për qytetet që ofrojnë strehim për emigrantët e paligjshëm që ka për synim të identifikojë ligjet dhe politikat shtetërore dhe lokale që “kërcënojnë të pengojnë” përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për zbatimin e ligjeve të imigracionit dhe mund t’i sfidojë ato në gjykatë.

    Memorandumi prej tre faqesh sinjalizon një ndryshim të menjëhershëm të përparësive të administratës së demokratit Joe Biden, duke udhëzuar prokurorët të zbatojnë menjëherë planet e administratës së Presidentit Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm, veçanërisht emigrantët e paligjshëm me të kaluar kriminale, bandat transnacionale dhe trafikun e drogës.

    “Në të vërtetë, është përgjegjësi e Departamentit të Drejtësisë të mbrojë Kushtetutën, dhe në përputhje me rrethanat, të zbatojë në mënyrë të ligjshme politikat, për të cilat populli amerikan zgjodhi Presidentin Trump”, thuhet në letrën e zotit Bove, i cili përpara se t’i bashkohej administratës aktuale ishte pjesë e ekipit ligjor, që mbrojti zotin Trump në dy çështje penale të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë.

    “Pjesë e përgjegjësive të Departamentit të Drejtësisë është edhe zbatimi agresiv i ligjeve të miratuara nga Kongresi dhe mbrojtja e veprimeve të Presidentit në emër të Shteteve të Bashkuara kundër sfidave ligjore. Personeli i Departamentit Drejtësisë duhet të mblidhet në zyrat që taksapaguesit i kanë financuar për të bërë këtë punë të rëndësishme”, shtoi zoti Bove.

    Në memorandum thuhet se prokurorët federalë duhet “të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur publikun dhe për të siguruar kufirin amerikan duke larguar të emigrantët e paligjshëm nga vendi dhe duke ndjekur penalisht ata që kanë kryer krime” nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara.

    “Ligji federal ndalon aktorët shtetërorë dhe lokalë që t’u rezistojnë apo të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjeve të emigracionit”, thuhet në memorandum.

    Departamenti i Drejtësisë ka udhëzuar gjithashtu një grup pune kundër terrorizimit të FBI-së që të “ndihmojë në zbatimin e nismave të Presidentit Trump lidhur me emigracionin”, megjithëse memorandumi nuk shpjegon se çfarë mund të përfshijë kjo punë./VoA

    Lajme të ngjashme

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    May 23, 2025

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    May 23, 2025

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    May 23, 2025
    Aktuale

    Kallas: Maqedonia e Veriut e di më mirë se kushdo tjetër që rruga drejt anëtarësimit në BE nuk është e lehtë

    DailyNewsMay 23, 2025

    “Bashkimi Evropian mbetet me Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt integrimit të plotë”, tha sot…

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.