Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 23, 2025

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se si asnjëherë më parë kjo parti po merr mbështetje në tubimet zgjedhore.

    Sipas tij, çelësi i gjithë kësaj mbështetjeje është që ata i kanë dëgjuar hallet e qytetarëve.

    Hamza në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se pret që kjo energji, ky masivitet të shpërblehet në fund me votë, pasi siç u shpreh ai, PDK-ja është në garë për të dalë partia e parë.

    “Kjo çka po ndodh është si rezultat i një pune shumë të madhe për një periudhë bukur të gjatë kohore. Unë që nga momenti i zyrtarizimit të kandidaturës time për kryeministër kam filluar punën, kanë filluar punën të gjitha strukturat e PDK-së, duke filluar prej kryetarit, zotëri Krasniqit, e të gjitha strukturave tjera, me qëllim që ne të konsolidohemi, mobilizohemi dhe kur të vjen koha e fushatës ne të jemi të përgatitur. Dhe që nga atëherë unë kam pasur vizita në të gjitha qytetet e Kosovës, kam pasur punëtori me të gjitha shtresat e qytetarëve të Kosovës edhe të  moshës edhe të profesionit edhe të gjinive të ndryshme.

    I kam dëgjuar preokupimet e tyre edhe kamë bashkëbiseduar me ta. Kam krijuar një ekip, ekipin prej njerëzve më profesional brenda PDK-së po s’jam kufizuar vetëm brenda PDK-së por kam dal edhe jashtë PDK-së dhe kemi arritur që te kemi takime edhe në fushatën parazgjedhore pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës edhe në diasporë dhe tash kur ka filluar zyrtarisht fushata e PDK-së ne programin e kemi publikuar, është një program i cili i adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës sepse është punuar nga ekspertët dhe është punuar në bazën e asaj çka kemi dëgjuar edhe çka kemi parë në terren. Tash vërehet një entuziazëm i madh, një masivitet i madh, një energji pozitive që realisht nuk ka ekzistuar fushatave të fundit.

    Unë jam që nga fillimi, do me thënë prej themelimit të PDK-së, por është një entuziazëm i madh dhe është krejt e pritshme që salla në Prishtinë të mbushet, mirëpo po mbushet në Ferizaj, po mbushet në Istog ku PDK-ja ka qëndruar më dobët në raport me vendet e tjera, në Kaçanik, një qytete jo i madh me gjithë atë masivitet, sonte në Shtime do me thënë atmosferë e ngjashme e njëjtë në Ferizaj dhe Podujevë dhe Skenderaj e në të gjitha. Tubimi i sotëm në Shtime salla nuk i ka zënë të gjithë ata që kanë pasur dëshirë me qenë prezent dhe është një masivitet jashtëzakonisht i madh.

    Por përveç kësaj ka edhe energji, vullnet, atmosferë që jam i bindur se njerëzit kanë me dal me votu edhe kanë me votu për PDK-në. Mendoj se ne fillimisht i kemi dëgjuar mirë nevojat e tyre, preokupimet e tyre, i kemi takuar, kemi qenë shumë aktiv me strukturat, i kemi mobilizuar strukturat.

    Besoj që edhe kandidatura ime ka reflektuar pozitivisht në elektorat, por përtej të gjithave edhe lista është pritur mirë është një listë reprezentative dhe të gjitha këto janë elemente të cilat kanë sjell deri te kjo situatë. Jam i bindur që ky pozitivit, kjo energji ka me vazhdua deri në fund dhe unë në fund prej rezultat të mirë dhe ne jemi në garë për me dalë partia e parë”, u shpreh Hamza.

    Lajme të ngjashme

    Përshpejtohet rënia e lindjeve në Shqipëri, në 4 vite 26% më pak foshnja!

    May 21, 2025

    Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

    May 21, 2025

    Rama mesazh kandidatëve pas zgjedhjeve: Rezultati do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë

    May 21, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.