20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kronika

19 vjeçarja nga Kosova arrestohet në Itali për terrorizëm, ishte gruaja e Kujtim Fejzullahit

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, nën dyshimet për terrorizëm.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçarja me origjinë kosovare është arrestuar pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje.

Sipas raportimeve, 18-vjeçarja ka qenë e martuar me Kujtim Fejzullahin, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.

Po ashtu, raportohet se e arrestuara ishte e radikalizuar qysh në moshën 16-vjeçare, dhe njihej si përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik, derisa kohëve të fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milan, bashkë me vëllain e saj, ndërkohë që kishte kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj.

“Nuk dihet ende roli që ka pasur 18-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm”, shkruajnë mediat italiane.

Related posts

“Autorët e ndoqën 6 muaj”/ Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit në Angli, pranë gruas dhe foshnjes

admin

Kontroll në objekte hotelerie në rajonin e Tetovës, arrestohen gjashtë persona në raste të ndara

admin

16 vjeçarja nga Tetova viktima e radhës nga Covid 19

admin