10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Rajoni

104 raste të reja me Coronavirus brenda ditës në Kosovë

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në kosovë ka njoftuar sot edhe për 104 raste të reja me Coronavirus brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit,dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në Kosovë.

IKSHPK njfoton se janë shëruar edhe 42 persona derisa kërkon nga qytetarët të mbulojnë edhe hunden me maskë dhe të mbahet higjiena, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Njoftimi i plotë:

42 TË SHËRUAR DHE 104 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!

Related posts

Konjufca: Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e mbyllur

NEFAIL EMINI

Editorial/ Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me Greqinë pasi mund ta pësojë si me Bullgarinë

NEFAIL EMINI

Daçiç: Paralajmrimet e Kurtit për vendosjen e dialgut në plan të dytë janë qesharake

NEFAIL EMINI

Edi Rama takon sekretarin e Shtetit, Blinken: Krenari për Shqipërinë që të jetë krah SHBA-ve

NEFAIL EMINI

Petkoviç: Beogradi do të insistojë në formimin e Asociacionit gjatë takimit në Bruksel

NEFAIL EMINI

Sot shpallet fituesi i garës për kryetar të PD-së

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More