20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

“10 tonë ndihmë për Maqedoninë e Veriut nga Emiratet e Bashkuara Arabe – Abu Dhabi”

Shkup, 09 nëntor, Zhurnal.mk – Një aeroplan me 10 tonë ndihmë humanitare nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të luftuar pandeminë e koronavirusit arriti sot në aeroportin e Shkupit. Maqedonia e Veriut pranoi pothuajse 1,500 pako me pajisje mjekësore për mbrojtjen e personelit mjekësor. Vlera e ndihmës është më shumë se 1.5 milion euro. Ndihma është pjesë e programit Emirates Aid (EMIRATES AID – COVID19 GLOBAL RESPONSE) nën mbikëqyrjen e Princit të Kurorës dhe Zëvendës Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ndihma u sigurua nga Departamenti i Ndihmës Ndërkombëtare i Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën drejtimin e Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Related posts

Legalizimi i marihuanës! Spasovski: Duhet parë se çka fitojmë dhe çka humbim

admin

Filipçe: Gjendja në spitale po stabilizohet, presim të ketë më shumë të shëruar

admin

Anketë: Gjysma e grekëve do ta marrin vaksinën kundër Kovid-19

admin