22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

075 273 732 – MPJ hapë numër telefoni për familjarët të cilët duan informacione lidhur me tragjedinë

Shkup, 23 nëntor – Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur një linjë telefoni ku familjarët e viktimave dhe atyre që ishin udhëtarë nga Turqia për në Shkup, mund të paraqiten dhe të marin informata për të afërmit e tyre, njofton Zhurnal.

Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, dy punonjës të tyre janë dërguar për ndihmë në Ambasadaën e Maqedonisë në Sofje, me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike.

075 273 732 është numri në të cilin familjarët e viktimave dhe atyre që kanë shpëtuar mund të paraqiten dhe të marin informata më të hollësishme.

“Duke marrë parasysh fatkeqësinë e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën shumë shtetas tanë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në Ministri tashmë funksionon Shtabi i Krizës në lidhje me fatkeqësinë.
Njëherazi, Ju informojmë se dy punonjës tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Bullgari me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike.
Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshillë shtesë:
👉 🆘 nr. tel – 075 273 732 “, thuhet në kumtesën e MPJ-së

Related posts

Analizë/ Humbja në Tetovë “gur i rëndë” mbi kurrizin e BDI-së

admin

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

admin

Deri tani në Maqedoni janë rivaksinuar 35% e popullatës

admin