12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

​Shqipëri: Transporti ajror i mallrave u rrit me 13.6% në mars

Transporti ajror i mallrave, është kthyer gradualisht në trendin e rritjes, pas periudhës së masave shtrënguese që u ndërmorën një vit më parë, në të gjithë botën për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare për transportin e mallrave ku evidenton se, në muajin mars 2021 volumi i mallrave të transportuar me ajër është 176.8 tonë, duke u rritur me 13.6%, në krahasim me mars 2020.

Krahasuar me mesataren e muajve mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 0.1%.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 449.5 tonë duke u ulur me 12.1%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.

Në mars 2021, numri i fluturimeve të kryera është 1.128 duke shënuar një rritje me 22.3%, në krahasim me mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve mars për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është ulur me 26.1 %.

Related posts

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Përmes fintekut, në Kosovë janë kursyer 140 deri në 250 mijë euro

Admin

Reshjet të mirëseardhura për bujqësinë, nga java e ardhshme kushte optimale për mbledhjen e rekoltës

Admin

Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

Admin

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com