22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

​Ministri Krasniqi fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur të hënën në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilinë kanë biseduar për raportet tregtare, mundësinë e investimeve, rolin e diasporës shqiptare, turizmin dhe bujqësinë.

Ministri Krasniqi fillimisht ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.

“Nuk duhet harruar që Zvicra ka qenë dhe është një vend mik i Kosovës, që e ka ndihmuar vendin tonë si para luftës, gjatë dhe pasluftës në rimëkëmbje dhe në zhvillim”, tha Krasniqi.

Sipas një komunikate të MTI-së, Krasniqi ka theksuar nevojën për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit dhe urave lidhëse të bizneseve Kosovë-Zvicër, duke iu bërë ftesë investitorëve zviceranë që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë.

Duke folur për turizmin malor, ministri ka përmendur vendet me potencial të mrekullueshëm për skijim, si: Brezovica, Rugova, Brodi dhe Shala e Bajgores.

“Zvicra si një shtet i njohur për pista të skijimit dhe me një turizëm malor të zhvilluar mund t’i ndihmojë këto zona duke i bërë atraksion jo vetëm për qytetarët e rajonit, por edhe për vizitorë të shteteve të Evropës Perëndimore”, ka deklaruar ministri.

Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka falënderuar ministrin për informacionet e prezantuara dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit helvetik për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

Related posts

Forumi ekonomik: Lidhshmëria infrastrukturore kyçe për zhvillimin e rajonit, përveç vullnetit politik

Admin

Forumi ekonomik/ Një ekonomi – zero dogana, 100 për qind tregti të lirë dhe zero pengesa për lëvizjen e qytetarëve

Admin

Komuniteti i biznesit kërkon mos të ketë pritje në kufi dhe vetëm një leje pune

Admin

Ministri Hoxha njofton për projektin e radhës të përfunduar me sukses

Admin

Ulet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup

Admin

Azeski: Zaevi, Rama dhe Vuçiqi treguan liderizëm politik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More