24.8 C
Skopje, NM
25/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

​Aktakuzë ndaj një femre kosovare për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurës I.H. për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura I.H., më 04.01.2020, përmes rrjetit social “Facebook” në llogarinë në emër të saj, me paramendim dhe me dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane të Qassem Solejmani, gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi, në atë mënyrë që ka postuar tekstin si në vijim: “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të këtilla të kryhen.

Me këto veprime e pandehura I.H. ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së.

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More